Rizoto me luleshtrydhe

orizmeluleshtrydhe85

 
 

Përbërësit për 4 persona: 500g oriz Carnaroli 200g luleshtrydhe 300g karkaleca 1 gotë verë e bardhë ¼ gotë konjak 250ml pana 200g gjalpë 150g djathë Parmigiano Reggiano ¼ qepë kripë, piper 1½ lëng perimesh ose ujë

Përgatitja: Në një tigan të thellë skuqim gjalpin dhe qepën e grirë hollë. Pasi zverdhet pak, shtojmë karkalecat dhe luleshtrydhet. I kalojmë për disa minuta në zjarr të fortë dhe i shuajmë me konjak. Shtojmë orizin dhe e skuqim për pak minuta, e shuajmë me verë të bardhë dhe kur vera të avullojë, shtojmë lëngun e perimeve ose ujin, kripën e piperin.

E lëmë të ziejë duke e përzierë herë pas here derisa të thithë ujin, por jo plotësisht. Shtojmë panën dhe djathin Parmigiano, i përziejmë për 2-3 minuta derisa të krijohet një masë homogjene

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.