Rizoto me bizele dhe djathë Philadelphia

rizootto receta gatimi

Përbërësit për 4 persona:
● 320 g oriz carnaroli 
● 4 karota të vogla 
● 300 g bizele 
● 2 qepë të vogla 
● 100 g gjalpë 
● 200 g djathë Philadelphia
● lëng zarzavatesh ose ujë i zier, sipas nevojës
Përgatitja:
1Qepët dhe karotat pasi i grijmë imët i skuqim me pak gjalpë. Më pas shtojmë orizin, i skuqim së bashku për pak minuta dhe më pas shtojmë bizelet. Hedhim lëng të valuar sipas nevojës, derisa orizi të ziejë aq sa duhet.
2Fikim sobën, shtojmë gjalpin, të cilin e përziejmë me orizin dhe më pas, kur të mos jetë shumë i nxehtë, shtojmë edhe djathin Philadelhpia. I përziejmë së bashku dhe e shërbejmë menjëherë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.