Byrek  bifteku me Kerpudha

000000000000000 byrek
Përbërësi
450 gr mish  vici i grire(pa dhjamë)
1/3 filxhan therrime buke (të thatë)
1/4 filxhan qepe (të copëtuara)
1 veze (e rrahur)
1 lugë çajikripe
1/4 lugë çaji piper i zi
2 filxhanë leng mish vici
1  qepe (e madhe, e prerë në feta të holla)
1 filxhan kerpudha(në feta)
3 lugë gjelle miell mistri
3 lugë gjelle uje
Përziejmë mishin e viçit, thërrimet e bukës, qepën e copëtuar, vezën, kripën dhe piperin e zi në një tas deri sa të përziehen në mënyrë të barabartë. I japim formë përzierjes së mishit të viçit në 4 byreçka, rreth 20 mm trashë.
Skuqim byreçkat në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren derisa të marrin ngjyrë kafe në të dyja anët, për rreth 10 minuta.
Shtojmë lëng mishi viçi, qepë dhe kërpudha dhe i lemë të vlojnë.
Ulim temperaturën në gradacion të ulët, i mbulojmë dhe i ziejmë për rreth 10 minuta më shumë derisa byreçkat e mishit të mos jenë më rozë në qendër.
I vendosim byreçkat në një pjatë dhe i mbajmë ngrohtë.
Lemë përzierjen e qepës të vlojë. Përziejmë miellin e misrit dhe ujin në një tas të vogël dhe i trazojmë në përzierjen e qepës.
I gatuajmë dhe i kaurdisim derisa lëngu i mishit me qepë të ntrashet, për rreth 1 minutë. Përzierjen e hedhim mbi byreçka për t’i shërbyer.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.