Amareta krokante

AAAAamareta

Amareta të shijshme, krokante dhe me shije të mrekullueshme bajamesh. Është një recetë shumë interesante për në fundjavë dhe fëmijët tuaj do t’i pëlqejnë.
Përbërësit
2 e gjysem filxhane caji bajame te qeruara
1 e 1/4 filxhane caji sheqer puder
3 veze te bardhat 
1 luge caj ekstrakt bajamesh 
1 luge gjelle miell
bajame (të qëruara, të plota ose sheqer akull)
Përgatitja
Bluajmë bajamet derisa të bëhen në formë pudre bashkë me sheqerin në një procesor ushqimi.
Rrahim të bardhat e vezëve derisa të formohet një masë e fryrë.
Përzierjes i hedhim bajame dhe ekstrakt bajamesh.
Duke përdorur një qese pastiçerie, ndajmë përzierjen në përmasën e arrave dhe i vendosim copat e biskotave në tepsinë e gatimit duke i pluhurosur lehtë me miell.
I lemë të rrinë në temperaturën e dhomës për 2 orë. Nxehim paraprakisht furrën në 150 gradë C. Pjekim biskotat për rreth 30 minuta ose derisa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.
I lemë të ftohen dhe i vendosim në një enë të mbyllur mirë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.