Brusketa me kos dhe pjeshkë të pjekura

be5ed10302a53bb36973b04612361183

Përbërësit:

1-2 pjeshkë
3-4 feta bukë
Kos
Mjaltë
2-3 gjethe borzilok
Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni furrën në 200 gradë. Pasi t’i prisni pjeshkët në mes dhe t’i lyeni me vaj, vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë për 30 minuta. Më pas nxirrini dhe lerini të ftohen.

Ndërkohë, lyeni edhe fetat e bukës me pak vaj dhe piqini për disa minuta. Në vazhdim përzieni kosin me mjaltin dhe lyeni fetat e bukës. Pasi të keni prerë edhe pjeshkët në feta të holla vendosini mbi fetat e bukës.

Në fund shtoni sipër gjethet e borzilokut të prera hollë, edhe pak mjaltë, sipas dëshirës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.