Patate te mbushura me kackavall dhe proshute
Përbërësit
10 patate të mesme
100 gr proshutë të prerë hollë
5 lugë kaçkavall, i grirë hollë
Një thelb hudhër, i grirë
3 lugë të vogla majdanoz, të prerë hollë
½ e gotës me qumësht
1 ½ lugë e vogël gjalpë
150 gr kaçkavall, të preferencës suaj, të grirë
Kripë, piper
Përgatitja
Pasi të keni larë mirë patatet (pa i qëruar) vendosini në ujë të zjerë me kripë për 25 minuta. Pasi t’i largoni nga zjarri dhe të jenë ftohur, prijini horizontalisht në pjesën e lartme dhe zbrazini me një lugë, me kujdes, pa iu prishur formën. Pjesën e brendshme vendoseni në një enë dhe prijeni në pjesë të vogla.
Në një tigan shtoni gjalpin dhe skuqni për disa minuta proshutën. Sapo të jetë gati, shtojeni në enën ku keni vendosur pjesën e brendshme të patates, duke shtuar hudhrën, kaçkavallin, majdanozin dhe piperin. Përziejeni dhe shtoni me kujdesi qumështin, duke vazhduar përzierjen. Nëse është e nevojshme shtoni edhe kripë.
Më pas mbushini patatet me këtë masë dhe përsipër shtoni pak kaçkavall të grirë. Piqeni në furrë për 15-20 minuta. Kur ta nxirrni nga furra mund ta shërbeni me pak majdanoz.