Si të përgatitni reçel shtëpie prej kajsisë
Ky lloj fruti, në mesin e shumë frutave tjerë, është më i preferuari gjatë sezonës dhe padyshim që amviseve mund t’i shërbejë si një frymëzim për të përgatitur ëmbëlsira tepër të shijshme.
Ne kemi veçuar një recetë që nuk përmban asnjë shtesë artificiale, e as konzervues.
Ja se çfarë ju nevoitet:
- 5 kg kajsi të shëndetshme, të pastruara mirë nga farat (por lëvorja nuk i hiqet)
- 2 kg sheqer
Përgatitja:
Preni kajsitë në gjysmë, hiqjani bërthamën dhe hidhni në një tenxhere apo enë më të madhe. Pastaj, tenxheren vëjeni pak në zjarr dhe lërini të zihen për rreth 15 minuta në temperaturë të lartë. Kohë pas kohe, hiqni kapakun dhe përzieni që mos të digjen. Nuk duhet shtuar aspak lëngje sepse gjatë zierjes kajsitë vet lëshojnë lëngun e tyre.
Pas 15 minutash, ulni temperaturën e ngrohjes, por kajsitë vazhdoni t’i zieni edhe për një orë. Gjatë gjithë kohës, duhet të qëndroni nga afër që mos të vie deri te djegia. Pas një ore, shtoni edhe sheqerin e nevojshëm dhe vazhdoni me zierjen edhe për rreth 20 minuta. Pastaj, largojeni nga temperatura e ngrohtë dhe mbushni kavanozat (të ngrohur paraprakisht). Mbyllni mirë kavanozat në mënyrë që reçeli të qëndrojë i freskët. Mbani këto kavanoza në një vend të thatë, të errët dhe të freskët