Petullat e se dieles

099f1d57 aecb 42db 97af e5f4d5539729 0

Petulla fantastike ,qe mund t'i servirni dhe me fruta te stines.

Perberesit:
125 gr miell
1 luge e vogel sode buke (baking powder)
125 ml krem qumeshti (pana,k. galaktos)
pak kripe
2 l. supe sheqer
1 veze
2 l. supe gjalp,ose margarine e shkrire
lekura e grire e 1/2 portokalli

Ne nje tas perziejme miellin me soden e bukes. Ne nje tas tjeter me tel rrahim sheqerin, kripen, vezen,derisa te treten. Shtojme krem qumeshtin e vazhdojme rrahjen. Ne fund gjalpin dhe lekuren e portokallit.

Hedhim masen e kremit te tasi i miellit dhe perzjejme gjersa ,te homogjenizohet qulli.
Nxehim nje tigan qe s'ngjit dhe hedhim pak fare vaj ulliri. Luge-luge hedhim brenda nga masa e qullit dhe i pjekim petullat 2' nga secila ane.
Servirim petullat te nxehta me sheqer e kanelle,ose me recel(marmelate), qe preferojme te rrahur me pak krem qumeshti.
Ju befte mire!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.