Fileto peshku me krem bizelesh
Përbërësit:
-4 trofta të pastruara nga halat ose peshk tjetër sipas dëshirës
-200 g bizele kokërr
-200 g patate
-4 domate të thata
-1 qepë
-vaj ulliri
-kripë e piper sipas nevojës
Përgatitja
Në një tigan me pak vaj vëmë filetat e peshkut të skuqen nga të dyja anët për pak minuta. Shuajmë zjarrin dhe i lëmë mënjanë.
Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë bizelet, qepën dhe patatet të grira në kubikë, pasi t’i kemi qëruar. Kur patatet janë zbutur, i heqim me një kullesë dhe i hedhim në mikser me pak vaj ulliri.
I grijmë derisa të kemi një krem homogjen dhe i rregullojmë për kripë e piper. Ndajmë kremin e bizeleve nëpër pjata, vëmë sipër filetat e peshkut dhe copa domatesh të thata. E spërkasim të gjithën me pak vaj ulliri.