Sallatë aromatike fshati me…shalqi

sallaearomatikefshati414

Përbërësit:

500 gr shalqin të prerë në katrorë të vegjël
200 gr djathë
12 rrepka
Nenexhik i freskët
Ullinj
Mjaltë
Vaj ulliri
Kripë
Piper

Përgatitja:

Në një enë të madhe vendosni shalqirin dhe djathin e prerë, rrepkat, të lara dhe të prera hollë dhe disa fletë nenexhik. Përziejini dhe vendoseni në një vend të freskët. Ndërkohë në bleder vendosni mjaltin, vajin, kripën e piperin dhe përziejini deri sa të krijohet një salcë. Më pas hidhjani sallatës dhe pasi të keni shtuar ullinjtë, vendosni në frigorifer për 30 minuta.

E shërbeni të ftohtë të shoqëruar me bukë të thekur.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.