Rizoto me ananas dhe gronzola

0000000000000000000000000000000000000000 rizoto

Aroma dhe shija e ananasit, e kombinuar me djathin gorgonzola, do të bëjë një pjatë shumë të shijshme me të cilën mund të mos jeni mësuar, por do të dini ta vlerësoni!


Përbërësit për 4 persona: 
360g oriz
ujë i valuar me kripë
1 qepë e vogël jo djegëse
6 feta ananasi
djathë Gorgonzola pikant
vaj ulliri

Përgatitja: 
1.Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim qepën e grirë imët. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë ta skuqim për pak minuta. Hedhim ujë të valuar dhe e lëmë orizin të ziejë duke shtuar ujë të valuar sipas nevojës.
2.Tre minuta para se orizin ta heqim nga zjarri, shtojmë ananasin të prerë në kubikë dhe djathin në copa të vogla. Rizoton e përziejmë mirë me lugë druri dhe e shërbejmë menjëherë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.