Supe me Qiqra dhe Djathe

165785436862Chickensoup

Një pjatë e veçantë për shkak të larmishmërisë së shijeve. Një recetë mjaft interesante për t’u provuar

Përbërësit:

1 liter leng mishi

460 qiqra (te ziera)

140 gr buke

140 gr djathe kackavall

60 gr karrote

shparguj

qepe

selino

vaj ulliri (ekstra i virgjer)

kripe

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj recete vërini të ziejnë qiqrrat me 600 gr lëng me qepën e prerë në feta dhe karota të prera në forma të rrumbullakta, një copë nga një fije selino dhe një gjethe nga pjesa e sipërme. Gatuajini përreth 6-7 minuta që nga vlimi.

Kalojini të gjitha në frulator, duke i shtuar dhe pjesën e mbetur të lëngut, deri sa të merrni një krem me densitetin e nevojshëm.

Patrojini shpargujt duke ua prerë skajet dhe duke i lënë me gjatësi 7 cm. Ndajini përgjysmë për së gjati, më pas prijini në dysh. Hidhini në tigan me një lugë vaj ulliri dhe 2-3 lugë ujë dhe me pak kripë. Gatuajini për 2-3 minuta.

Prijeni në kube bukën, dhe thekeni në furrë deri sa të bëhet krokante. Hidhini sipër kripë dhe vaj.

Shërbejeni supën krem me bukën krokante dhe kompletojeni me djathin e prerë në copa së bashku me shpargujt.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.