Pule me Shurup Panje

Chicken

Një pjatë pikante me patate të ëmbla dhe mish pule. Bën bashkë të ëmblën dhe të kripurën .
Përbërësit:
700 gr patate e embel (te qeruara dhe te prera ne copa)
350 gr mish pule (i bute)
2 luge caji ereza (per biftek)
2 luge gjelle vaj vegjetal
gjysem filxhani shurup panje
gjysem filxhani qepe te njome (e prere ne feta)
Përgatitja:
Vendosim patatet e ëmbla në një tenxhere të madhe dhe të mbuluar me ujë. I lemë të vlojnë në temperaturë të lartë, pastaj ulim temperaturën nën mesataren, i mbulojmë dhe i ziejmë derisa të zbuten, për rreth 20 minuta.

I kullojmë dhe i lemë që të thahen me avull për një minutë apo dy. I bëjmë pure patatet dhe i vendosim mënjanë. Spërkasim pulën me erëzat për biftek.

Nxehim vajin në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren dhe gatuajmë pulën për 5 deri në 8 minuta në çdo anë, derisa mishi të theket lehtë dhe të mos jetë më nga brenda ngjyrë rozë. Heqim pulën dhe e lemë mënjanë.

Trazojmë shurupin e panjes në tigan, duke shpërbërë ndonjë shije që mund të ketë mbetur nga pjekja në tigan. E lemë derisa të vlojë, e ziejmë për 2 minuta dhe hedhim brenda qepë jeshile.

Për të shërbyer, vendosim purenë e patateve mbi një pjatë, i vendosim sipër mishin e pulës dhe mbi pulë hedhim salcë panje.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.