Sallate mikse me Salce qumeshti

CREAMYmilksalad

Kjo sallatë e freskët është plot me vlera ushqyese dhe shije kremoze që sjell salca e bërë me qumësht.

Përbërësit:

8 feta proshute e tymosur

2 feta buke

2 domate

1 tufe sallate jeshile

2 qepe te njoma

piper

40 gr salce kosi

40 gr majoneze

25 ml qumesht

kripe

Pergatitja:

Prisni bukën në kubikë dhe skuqeni me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Prisni sallatën jershile, qepët e njoma, domatet dhe proshtuën e tymosur, spërkatini me kripë dhe përziejini me dorë.

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit për dressing: salcën e kosit, majonezën , qumështin dhe kripën duke i rrahur mirë.

Shtoni kubikët e bukës së thekur në sallatë, përzijeni përsëri dhe më pas shtoni salcën e përgatitur.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.