Për një mëngjes të shijshëm: tosti francez me luleshtrydhe

tostifrances54545

Kjo është një recetë për të pasur një mëngjes të shijshëm apo për të ngrënë diccka më ndryshe nga herët e tjera dhe në fakt, nëse e përgatisni vetë është shumë më i shëndetshëm sesa kur jua japin të gatshëm në restorant.

Përbërësit:

Një vezë

250 ml qumësht

Kanellë sipas dëshirës

2 feta të holla buke

100 gramë boronica blu

125 gramë luleshtrydhe të copëtuara

Shurup maple 100% i pastër

Pak lëng limoni

Përgatitja:

Përzieni mirë bashkë vezën, qumështin dhe kanellën deri sa të bëhen një masë e mirë

Nxehni fort një tigan që nuk ngjit dhe më pas spërkateni me pak vajë

Lyeni bukën në vezë nga të dyja anët

Vendoseni bukën të skuqet për 2-3 minuta. Deri sa të marrë një ngjyrë kafe.

Shërbeni tostin francez te dekoruar me luleshtrydhe dhe boronicat blu sipas dëshirës dhe spërkateni me shurup maple dhe limon. 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.