Panna Cotta bajamesh me Shurup manaferrash

 BERRIEblog pannacotta

Një ëmbëlsirë e thjeshtë në përgatitje dhe shumë e shijshme. Bajamet i japin shijen kësaj ëmbëlsire dhe manaferrat e bëjnë edhe më të veçantë.

Përbërësit:

2 filxhane caji ajke (per embelsira)

2 filxhan caji qumesht

1/2 filxhane caji sheqer

1 filxhan caji bajame (te copetuara,te pjekura)

1 luge caji ekstrakt bajamesh

4 fleta xhelatine

1 e gjysem filxhane manaferra

3/4 filxhan sheqer

1 luge gjelle leng limoni

Pergatitja:

Në një tigan të rëndë nxehim manaferrat, sheqerin dhe limonin dhe i gatuajmë në temperaturë mesatare derisa të ntrashen duke i trazuar shpesh.

Shtyjmë manaferrat përmes një kullese për të larguar farat dhe lemë mënjanë shurupin për kur të na nevojitet.
Nxehim kremin, qumështin, sheqerin dhe bajamet derisa të nxjerrin avull dhe pastaj reduktojmë temperaturën në shumë të ulët dhe i lemë për 15 minuta.

Kullojmë përzierjen e qumështit dhe e kthejmë në tenxhere duke e mbajtur të ngrohtë.

I shijojmë dhe i shtojmë mjaftueshëm ekstrakt bajamesh për të marrë shije të plotë bajamesh.

Zhysim fletët e xhelatinës në ujë të ftohtë për 5 minuta, i shtrydhim nga uji dhe i shtojmë në tenxhere.

I përziejmë derisa xhelatina të shpërbëhet. Derdhim panna cotta-n në gota xhami të vogla dhe i lemë në frigorifer për të paktën 6 orë.

Para se t’i shërbejmë i spërkasim sipër me shurup.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.