Supe Pule me Arra

Chickensoupwalnut

Kjo recetë tradicionale sjell një mënyrë të thjeshtë për të gatuar pulën me një supë të shijshme.

Përbërësit:

1 pule e prere ne copa

leng pule (i pules qe do ziejme)

40 gr gjalpe

80 gr arra

2 thelpinj hudher

2 luge gjelle uthull

2 luge gjelle miell

kripe

piper i kuq

Përgatitja:

Lajeni pulën dhe priteni në copa. Vëreni të ziejë me kripë dhe piper dhe ruani lëngun për supën.

Në një tenxhere të thellë skuqni miellin me gjalpë, derisa të marrë ngjyrë dhe me pas shuajeni me lëngun e pulës duke e përzierë që të mos krijohen kokrriza.

Në një tas përzieni arrat me 2 thelpinj hudhër dhe shtojani supës.

Lëreni lëngun të ziejë për 3-4 minuta derisa të trashet.

Ndërkohë futni në furrë sa të marrin ngjyrë copat e pulës

Pasi supa të ketë zierë, në një tigan skuqni për 1 minutë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq. Kur të jetë tretur shtojani këtë përgatitje supës.

Shërbejeni supën të ngrohtë të shoqëruar me një copë pulë dhe me uthull.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.