Dromesa

DRomesa

Perberesit:

200 gr miell integral

500 ml uje

100 gr Mishavine (djathë i tharë, i thërmuar që stazhionohet në vozga druri me yndyrë që është gjalpë që i hiqet lagështira me anë të zierjes me miell)

100 ml qumesht

1 gr piper

Pergatitja:

Në një tepsi shtroni miellin.

Merrni një degë dafine, futeni në një tas me ujë dhe spërkateni.

Gjatë gjithë procesit të spërkatjes, duhet ta shkundni tepsinë sa majtas-djathtas, derisa të krijohen dromësat.

Pastaj merrni miellin e lagur dhe hidheni në sitë, për të realizuar ndarjen e miellit të shkrifët nga dromësat e krijuara nga spërkatja e ujit.

Pasi të veçoni dromësat, merrini dhe hidhini në ujë për t`i zier për rreth 5 minuta.

Brenda një tigani hidhni mishavinën, piperin, qumështin, që të ndikojë në hollimin e mishavinës.

Më pas, hidhini dromësat në tigan, duke i kaurdisur së bashku për 1 minutë e 30 sekonda.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.