Krem me Kastraveca dhe Kos

kos167499

Përbërësit
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj recete, si fillim grini imët qepën. Më pas prijini kastravecët në copa të vogla dhe lërini mënjanë.
 
2
Grini imët edhe koperin dhe lëreni edhe atë mënjanë.
 
3
Tani filloni me përgatitjen e kremit. Hidhni në një tenxhere vaj ulliri dhe shtoni qepët e grira. Trazojini mirë deri në momentin që të skuqen mirë dhe më pas shtoni një garuzhde ujë.
 
4
Shtoni kastravecët e prerë në copa të vogla dhe lëreni të gatuhen për disa minuta, duke i trazuar gjatë gjithë kohës me një spatul.
 
5
Më pas shtojini lëngun e nxehtë të perimeve, koperin e grirë dhe mbulojeni tenxheren me një kapak.
 
6
Lërini përbërësit të ziejnë në zjarr mesatar për rreth 20-25 minuta.
 
7
Më pas fikni zjarrin dhe transferoni të gjithë masën e përgatitur në një mikser.
 
8
Frulojini këta përbërës deri në momentin që të përftohet një masë kremoze dhe homogjene.
 
9
Hidheni kremin e krijuar në një tas dhe grijini sipër lëkurën e një limoni, shtojini kripë dhe piper.
 
10
Shtojini dhe kosin kremoz, trazojini deri sa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar.
 
11
Kremi me kastraveca dhe kos është gati për t’u shërbyer.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.