Midhje me Portokall dhe Xhenxhefi
Midhjet e gatuara me portokall dhe xhenxhefil do t'i mbani mend shumë gjatë, pasi janë jashtëzakonisht të shijshme dhe për më tepër, gatuhen shpejt.
Përbërësit
- 1 kokërr portokall
- 2 lugë majdanoz (të grirë)
- 1 kg midhje
- 80 ml verë e bardhë
- 12 gr xhenxhefil (i freskët)
- piper (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Pastroni mirë midhjet dhe me ndihmën e një thike largoni papastërtitë e guackës.
2
Shpërlajini mirë me ujë të rrjedhshëm.
3
Qëroni portokallin dhe lëkurën priteni në shirita të hollë.
4
Ndajeni portokallin përgjysmë dhe shtrydheni.
5
Lëngun lëreni mënjanë.
6
Hidhini midhjet në një tigan që nuk ngjit dhe gatuajini në zjarr të fortë deri kur të hapen.
7
Kur midhjet fillojnë të hapen hidhni verën e bardhë dhe lëngun e portokallit.
8
Kur midhjet të jenë gati lerini mënjanë dhe qëroni xhenxhefilin dhe kulloni lëngun që kanë lëshuar midhjet.
9
Lëngun hidheni në një tigan tjetër dhe vëreni në zjarr, shtoni aty xhenxhefilin e grirë në rende, rripat e lëkurës së limonit, majdanozin e grirë dhe piper sipas dëshirës.
10
Gatuajeni për disa minuta deri kur lëngu të trashet paksa.
11
Hiquni midhjeve gjysmën e guackës, atë bosh, dhe vendosini në pjatë.
12
Spërkatini me salcën e përftuar dhe servirini menjëherë