Embelsire me merenge, banana dhe karamel
Nëse kur thoni ëmbëlsirë keni ndërmend kthimin përmbys të gjithë kuzhinës, për shkak të enëve e rrëmujës që krijohet, nuk është ky rasti! Me fare pak përbërës dhe një kohë të shkurtër përgatitje, ëmbëlsira jonë do të jetë në pjatë.
Përbërësit për 4 persona:
≈ 150ml pana për ëmbëlsira
≈ 2 banane të mëdha
≈ 4 merenge të mëdha
≈ 4 lugë gjelle karamel gati
Përgatitja:
1. Rrahim mirë panën në robot ose me rrahësin elektrik, sa të bëhet si borë jo shumë e ngrirë.
2. Qërojmë bananet dhe i ndajmë në rrotëza.
3. Thërrmojmë merenget në copa të mëdha.
Kompozimi i ëmbëlsirës:
Ndajmë merenget të copëtuara në 4 pjata, vëmë pak pana sipër tyre, rrotëzat e bananeve dhe e spërkasim me karamel. E shërbejmë menjëherë.