Tiramisu me fruta te kuqe ne gote

Tiramisu1

Nëse jeni mësuar gjithmonë që Tiramisunë ta përgatisni me biskotat e posaçme, ky është një variant krejt i ndryshëm, me mafishe. Ndër të tjera, mungon edhe kakao për t’u zëvendësuar me fruta.

Përbërësit për 4 gota:

» 8 mafishe të vogla

» 150gr fruta të kuqe

» 2 vezë

» 40gr sheqer

» 200gr Mascarpone

Përgatitja:

1. Përgatisim bazën e kremit për tiramisu: me rrahësin elektrik, në një tas rrahim për pak minuta të verdhat e vezëve me sheqerin, sa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë Mascarpone-n me lugë pjesë-pjesë dhe vazhdojmë ta rrahim akoma. E lëmë mënjanë.

2. Rrahim të bardhat e vezëve si borë e ngrirë me rrahësin elektrik ose në robot.

3. Kompozimi i ëmbëlsirës. Në fund të çdo gote hedhim pak nga frutat e kuqe dhe pak mafishe të thërrmuara me dorë. Shpërndajmë kremin te gotat, i zbukurojmë sipër me fruta të kuqe dhe thërrime mafishesh.

4. I lëmë të ftohen në frigorifer për 4 orë përpara se t’I shërbejmë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.