Paste e ftohte me pjeshke dhe amareta

 PASTEAMARET

Pastat e ftohta me fruta, në verë, zëvendësojnë më së miri ëmbëlsirat e rënda e kremoze. Mund të përdorni fruta sipas dëshirës dhe të keni rezultate njësoj të mira.

Përbërësit për 4 persona:

500 gr pjeshkë të pastruara dhe të bëra pure,50 gr sheqer, lëngu i gjysmë limoni, 4 lugë pije sipas dëshirës, 100 gr amareta të thërrmuara, 300 gr pana të rrahur, 1 formë keku drejtkëndëshe.

Përgatitja: Ziejmë pjeshkët në zjarr mesatar me sheqerin dhe lëngun e limonit derisa të zbuten e më pas i kalojmë në mikser. Purenë e përftuar e lëmë të vaket dhe e fusim në frigorifer që të ftohet plotësisht. Pasi të jetë gati, e përziejmë me panën e rrahur dhe amaretat e thërrmuara. Masën e përftuar e hedhim në formën drejtkëndëshe të kekut që e kemi veshur me letër alumini. Formën e lëmë në frigorifer për të paktën gjysmë dite. Pasi të ketë ngrirë e përmbysim në një pjatë servirjeje dhe e zbukurojmë me amareta dhe fruta.

Pastat e ftohta me fruta, në verë, zëvendësojnë më së miri ëmbëlsirat e rënda e kremoze. Mund të përdorni fruta sipas dëshirës dhe të keni rezultate njësoj të mira. Përbërësit për 4 persona: 500 gr pjeshkë të pastruara dhe të bëra pure, 50 gr sheqer, lëngu i gjysmë limoni, 4 lugë pije sipas dëshirës, 100 gr amareta të thërrmuara, 300 gr pana të rrahur, 1 formë keku drejtkëndëshe. Përgatitja: Ziejmë pjeshkët në zjarr mesatar me sheqerin dhe lëngun e limonit derisa të zbuten e më pas i kalojmë në mikser. Purenë e përftuar e lëmë të vaket dhe e fusim në frigorifer që të ftohet plotësisht. Pasi të jetë gati, e përziejmë me panën e rrahur dhe amaretat e thërrmuara. Masën e përftuar e hedhim në formën drejtkëndëshe të kekut që e kemi veshur me letër alumini. Formën e lëmë në frigorifer për të paktën gjysmë dite. Pasi të ketë ngrirë e përmbysim në një pjatë servirjeje dhe e zbukurojmë me amareta dhe fruta. Lexoni me shume tek: www.living.al

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.