Merluc me perime, shija e së dielës
E diela është dita në të cilën mblidhet bashkë e gjithë familja dhe dsidomos dreka, për një pjesë të mirë të familjeve shqiptare, ka pjatë kryesore peshkun. Në sezonin e verës, kjo recetë është e edhe më e pranishme, ndaj sot po japim një recetë të thjeshtë. Peshku është merluc, porn ë vend të tij mund të përdorni edhe lloje të tjera alternativë si kocë.
Përbërësit:
Merluc deti -1 kg (për 4 persona) ose edhe më pak sipas dëshirës
Perime: domate, speca, qepë, karota, parate, kunguj etj.
Përgatitja:
Në një tavë qelqi shtro me radhë të gjitha perimet e freskëta të prera hollë në formë rrethore; qepë, patate, selino, speca të kuq (të verdhë ose jeshil për harmoni ngjyrash), karota, majdanoz të freskët. Shtoju perimeve sipër edhe disa feta limoni për më shumë shije.
Hidh një gjysmë ose një gotë të plotë verë të bardhë për të mbajtur përimet të buta. Shto sipër kripë, piper dhe vaj ulliri.
Pasi t’i kesh lënë disa minuta për t’u marinuar, futi perimet në tavë për disa minuta derisa të marrin një faqe të lehtë skuqje. Shto sipër tyre peshkun (merluc ose kocë) dhe lëri të piqen bashkë në furrë temperaturën 200 gradë. Për të shpejtuar procesin e pjekjes, mund t’i mbulosh bashkë me një letër alumini dhe pasi të jenë pjekur, në 10 minutat e fundit i zbulon për të marrë një ngjyrë të artë.
I shërben në piata duke i dekoruar me limon. Ju bëftë mirë!