Cokollate e shkrire me krem
Përbërësit:
▪ 130 gr çokollatë e zezë
▪ 75 gr gjalpë
▪ 75 gr sheqer
▪ 3 të verdha veze
▪ 3 të bardha veze
▪ 75 gr miell
▪ 2 gr pluhur pjekje
Për kremin:
▪ 375 ml qumësht
▪ 1 bustin vanilje
▪ 75 gr sheqer
▪ 4 të verdha veze
▪ 125 ml krem i freskët
Përgatitja:
Shkrini çokollatën e zezë në banjëmari, më pas shtoni gjalpin dhe trazojini mirë.
Në një tas përzieni të verdhat e vezëve me sheqerin, shtoni çokollatën e shkrirë, miellin, pluhurin e pjekjes dhe trazojeni gjithë sasinë e përftuar mirë.
Shtoni sërish gjalpin, pluhurin e pjekjes dhe luteni në furrë të para ngrohur në 185 gradë celsius.
Për salcën, bashkoni në një tas vezët, sheqerin, vaniljen, qumështin (të marrë nga soba duke vluar).
Gatuajeni këtë masë në banjëmari për 20 minuta në 82 gradë celsius, dhe lëreni më pas lë ftohet.
Kur ta servirni në tryezë, vendosni në pjatë për dekor sheqer të karamelizuar, dhe manaferra të kuqe.