Recete: Patatina te bera ne shtepi
Bëni çipsat tuaja duke e përdorur mikrovalën! Një alternativë e shijshme dhe e lehtë për çipsat (gjithashtu shumë më e lirë).
Përbërësit
1 lugë gjelle vaj vegjetal
1 patate e larë, të prera shumë hollë
1 lugë e vogël kripë, ose sipas shijes
Metoda:
Derdheni vajin në një qese plastike ose për ngrirje. Shtoni copat e patates dhe përzijeni mirë.
Lyejeni një pjatë me vaj. Rendojini në një shtresë të vetme patatet në pjatë. Gatuajini në mikrovalë për 3-5 minuta, ose deri sa të jenë bërë ngjyrë kafe. Hiqini nga pjata dhe kriposini me kripe (ose erëza tjera). Lërini të ftohën.
Ju bëftë mirë!