Couscous me sallam dhe qiqra
Koha: 20-25 min
Përgatitja: E lehtë
Racione: 4
Kalori për racion: 424 kcal
Përgatitja
250g couscous
300 ml lëng perimesh
2 lugë gjelle vaj ulliri
200 g chorizo, sallam deri, i prerë
1 qepë, e prerë
1 lugë çaji piper i kuq djegës
400 g qiqra kanaçeje të kulluara
425ml lëng pule
Majdanoz i prerë, për sipër
Mënyra e përgatitjes
Gatuaj kuskusin me lëngun e perimeve, sipas udhëzimeve në paketim.
Nxeh vajin e ullirit në një tigan të madh dhe skuq sallamin e derrit për 3-4 minuta. Hiqe me një lugë me vrima dhe lëre diku. Shto qepën në vajin e tiganit dhe skuqe për 5-6 minuta deri sa të jetë zbutur. Shto piperin, gatuaj për 1 min, pastaj shto qiqrat dhe lëngun e pulës. Hidhe sallamin sërish në tigan dhe lëri të vlojnë për 2 minuta. Shto me një lugë kuskusin dhe përzieje me majdanoz të grirë.