Mousse me luleshtrydhe
Përbërësit:
250 gr luleshtrydhe, 230 gr sheqer, 1 të bardhë veze të madhe
Përgatitja:
Lani në fillim luleshtrydhet, thajini dhe pritini në kubike të vegjël.(4 kokrra lini mënjanë se do të përdoren për zbukurim) Do të fruloni në mikser së bashku me sheqerin. Do ta hedhim këtë masë në robot dhe aty do të shtojmë edhe të bardhën e vezës dhe do i montojmë merobotin derisa masa të bëhet rozë dhe si shkumë.
Hidheni në gota xhami, zbukurojini sipër me luleshtrydhe dhe futini në frigorifer të ftohen. Mund të hahet pas 1 ore.