Si të përgatisim oriz me midhje deti
Receta oriz me midhje deti një recetë e cila kërkon këto përbërës kryesore:
500 gr oriz(karolina),
500 gr midhje,
1 qep e kuqe,
3 thelpinj hudhre,
1 filxhan domate të grira,
pak koper,
pak majdanoz,
3 filxhane ujë të nxehtë,
vaj ulliri,
kripë,
piper të zi,
dhe erza sipas shijes tuaj.
Për përgatitjen e recetës në fillim vendosim 4 lugë vaj në tenxhere, shtojmë qepën, hudhrën, hedhim dhe orizin,
që duhet ta kemi zier më parë, shtojmë ujin, koper,majdanoz, salcë domatesh, midhjet,
kripë, piper të zi, dhe i lëmë për afer 30 min të vlojnë sëbashku, ma pas e nxjerrim në pjatën e serviries.