Ushqimet më të thjeshta dhe të shpejta për të 'luftuar' të nxehtin

sallate rukola

E urreni faktin që të gatuani dhe të qëndroni pranë sobës me gjithë këtë të nxehtë? Ja disa ide të thjeshta e të shpejta.

E urreni faktin që të gatuani dhe të qëndroni pranë sobës me gjithë këtë të nxehtë? Idetë e mëposhtme janë të thjeshta e të shpejta për tu realizuar dhe do ti bëjnë pasditet tuaja të verës vërtet të shijshme.

Fërgimi i disa ushqimeve, qëndrimi pranë furrës ose sobës së ndezur, janë të gjitha gjëra të cilat do të mund të shmangeshin me kënaqësi në këtë periudhë. Po cilat janë rastet më të mira për të gatuar ndonjë ushqim të freskët, praktik dhe të shpejtë? Më poshtë do të njiheni me disa ide krijuese për ti realizuar në shtëpi në pak kohë.

1. Sallatë frutash

Nëse jeni në kërkim të ideve të reja për mënyrën se si ti servirni frutat e freskëta, sallata me fruta është një minivakt ideal për një shëndet të mirë dhe ndjesi të lehtë. Çdokush mund të zgjedhë variantin e tij të preferuar, e rëndësishme është që këtë lloj sallate ta shoqëroni me një salcë të ëmbël, për shembull: me çokollatë ose krem karamel.

2. Kosi i frutave i bërë në shtëpi

Një alternativë tjetër për të shijuar frutat është kosi i përgatitur me to në shtëpi. Për ta realizuar, është shumë e thjeshtë: mjafton që në një enë të hidhni kos pa yndyrë dhe ta përzieni me frutat tuaja të preferuara, të prera në pjesë të vogla. Pasi ta keni lënë për disa orë në frigorifer, do të jetë gati për tu shërbyer dhe për tu shijuar.

kosi frutave

3. Akull me fruta

Akulli në fruta është shumë i thjeshtë për tu realizuar në shtëpi, ndërsa ai është perfekt për tju freskuar gjatë pasditeve të verës. Çdokush mund të zgjedhë shijen e tij të preferuar, me fruta, çokollatë dhe qumësht.

fruta the akull te perziera

4. Sallatë

Pulë e pjekur në zgarë, lulelakër, oriz integral, shparg, misër i pjekur; janë të gjithë përbërës prefektë për ti përgatitur si sallatë në mënyrë të shpejtë. Ajo mund të ruhet në frigorifer për ndonjë ditë dhe nuk mund ta humbasë shijen.

mish pule i bardhe dhe sallate

5. Kuskus me perime

Kuskus me perime është një nga recetat vegjetariane më të thjeshta dhe të shpejta për tu përgatitur, ndërsa në verë mund të shërbehet edhe e ftohtë. Për këtë recetë shërbejnë karota, patëllxhan, domate, kungull i njomë dhe borzilok: është ideale për një drekë apo darkë të shpejtë dhe të shijshme me miqtë.

kuskus dhe perime

6. Perime të përziera

Perimet e përziera janë gjithashtu shumë të thjeshta për tu realizuar. Çdokush zgjedh perimet që pëlqen më shumë. Por gjithsesi, ju sugjerohen patëllxhanët, specat, kungulli i njomë, të cilët mund të grihen dhe të marinohen me pak vaj ulliri përpara se të shijohen.

perime te perziera

7. Sallata kapreze

Sallata kapreze me djathë mocarela, domate dhe borzilok mund të shërbehet edhe mbi fetat e bukës. Është shumë e thjeshtë për tu realizuar, ndërsa ajo është një ide origjinale për një darkë në shoqëri.

sallata karpeze

8. Sallata me patate

Sallata me patate është një minivakt i lehtë dhe i shijshëm. Mjafton që patatet ti zieni, ti copëzoni dhe ti shtoni pak kos të bardhë jo të sheqerosur. Kësaj përzierjeje, hidhini, vezë të ziera, proshutë edhe erëza aromatike dhe shijojeni në pak minuta.

patate te raja me kos proshute dhe veze

9. Domate të mbushura

Kjo antipastë e ftohtë është shumë e shpejtë për tu përgatitur, sidomos nëse keni në dispozicion oriz me perime ose sallatë orizi: disa kokrra domate të freskëta mund ti mbushni pikërisht me to.

domate te mbushura me mish pule dhe oriz

10. Brusketat

Nuk ekziston një mesvakt më i mirë se sa disa brusketa të thjeshta: për ti përgatitur mjafton pak bukë, domate, mocarela, vaj ulliri dhe borzilok. Më kreativët mund të zgjedhin diçka tjetër.

brusketa buk e thekur me sallat

 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.