Sallatë me ananas dhe proshutë pule
Një pjatë fantastike që mund të konsumohet në çdo kohë dhe e ftohtë.
Përbërësit:
Feta proshute pule të prera trashë
1 ananas të vogël
Kastravec
Majonezë
Kos
Kripë
Piper
Përgatitja:
Duke përzier majonezën me kosin, bashkë me pak piper dhe kripë, kemi përgatitur salcën e sallatës. Presim fetat e proshutës në kubikë. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me ananasin ndërsa kastravecin e grijmë në pjesën e trashë të rendes. I bashkojmë përbërësit dhe u shtojmë salcën. Në mënyrë që kjo e fundit të shpërndahet , duhet të përziejmë mirë.
Ju bëftë mirë!