Një recetë për kek të…kripur
Kekun mbase kemi mësuar ta shijojmë vetëm të ëmbël, por ai ka gjithashtu të njëjtën shije edhe në versionin e tij të kripur. Mund ta përgatisni si pjatë kryesore të ditës ose si një pjatë shoqëruese.
Kek i kripur me bejkon dhe ullinj
Përbërësit:
6 filxhanë miell
1 filxhan vaj ulliri
2 filxhan kos
4 lugë kafeje baking bowder
6 vezë
10 feta bejkon
1 ½ filxhanit djathë
10 ullinj pa farë
Kripë
Miell dhe gjalpë për tepsinë
Përgatitja:
Në një enë të madhe vendos vezët e rahura, vajin, kosin, djathin, bejkonin, baking powder-in, kripën, ullinjtë dhe miellin. Përzieji deri sa të formohet një brumë i butë i njëtrajtshëm.
Lyeni me gjalpë një tepsi të vogël ose formën e kekut dhe shtoni masën. Piqeni në 180 gradë për 55-60 minuta.