Supë e ftohtë me kunguj e kastravecë

 KOLD

Bëni  zgjidhjen perfekte për darkat verore.

Përbërësit për 4 persona:

2 kunguj

2 kastravecë

500gr kos i bardhë i trashë

2/3 degë kopër e freskët

2/3 degë mente e freskët

pak spec i kuq pluhur

4 lugë gjelle vaj ulliri

kripë, piper

Përgatitja:

  1. Kungujt, te lare dhe te ndare ne copa te medha, i veme te ziejne ne tenxhere me uje te kripur per 5 minuta nga momenti kur merr vale uji. Me pas e kullojme kungullin dhe e leme te ftohet.

  2. Qërojmë kastravecin dhe e ndajmë në copa të vogla.

  3.  Në mikser punojmë: copat e kastravecit, kosin, vajin e ullirit gjethet e mentes dhe koprës. Shtojmë kungullin që tashmë është ftohur, një majë thike spec të kuq pluhur, pak kripë e piper. Supa është gati.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.