Torte me vishnje

vishnjetor1d2e44f921bcaa80be650458bf8096ec

Përbërësit:
Për kremin e kuq:
500 gr vishnje te kulluara nga kompoti
5 dcl kompot vishnje
2.5 dcl ujë
150 gr griz
150 deri 180 gr sheqer

Kremi i verdhë:
2 pudinga vanille
3 lugë sheqer
7.5 dcl qumësht
2 kese vanill sheqer
250 gr margarin
250 sheqer pluhur
Gjithashtu nevoiten edhe 150 gr keksa dhe 2 shllaga.

Përgatitja:
Ne një tepsi i renditim keksat.
Lëngun e kompotit dhe ujin i vlojmë,pastaj e shtojmë grizen dhe e ziejmë 10 minuta.Ia shtojme vishnjet dhe sheqerin dhe e ziejmë edhe 2 minuta.I heqim nga zjarri dhe i qesim mbi keksat.

Kremi i verdhë:

Ziejmë pudingat me 3 lugë sheqer dhe vanill sheqer.I lejme të ftohen.Margarinën dhe sheqerin pluhur e rrahim me mikser ne shpejtësinë më të madhe.Pastaj i përziejmë me pudingun.Kete krem e qesim mbi kremin me vishnje.Ne fund rrahim 2 kese shllag dhe e lyejmë tortën përmbi.Eshtë mirë që të lihet në frigorifer tërë natën e pastaj të servohet.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.