Receta per "Smoothie" me kombinimin e frutave te pranveres

mango smoothie2

 

E keni pare shpesh pijen "Smoothie" ne menyte e bareve te ndryshme. Nese ju pelqen fare mire kete leng mund ta pergatisni dhe ne shtepi. Nese zgjidhni futat e duhura ajo shnderrohet ne nje pije energjike.

"Smoothie" me banane dhe mango

Mango ka me shumicë vitaminë C dhe sasia e polifenolit ka aftësi antioksiduese dhe mbron qelizat e trupit nga efektet negative. Vitamina A mundëson funksionimin e mirë të retinës dhe ul rrezikun për DMLA. Përzierja e 1 bananeje, gjysme mango, 1 gotë kos, lëngun e një limoni dhe copa akulli ju përfton këtë lëng të shijshëm.

"Smoothie" me banane dhe hurma te thata

Kjo përgatitje është për më shumë energji. Mëngjesin me një smoothie me banane dhe hurma të thata do ua gjallërojë ditën. Kjo pije mbron zorrët dhe rregullon presionin arterial falë përmbajtjes se lartë të kaliumit. Përzieni një banane, 3 hurma të thata, 1 kos, 3 bajame dhe 100ml lëng molle. Ju bëftë mirë.

"Smoothie" me shalqi dhe manaferra

Ky smoothie është më shumë veror dhe duke qenë se të dyja frutat janë antioksiduese, ky lëng ndihmon në parandalimin e problemeve qelizore dhe shëron çdo lloj plagë të shkaktuar. Ky"smoothie” na ndihmon të hidratohemi, të marrim minerale dhe hekur, të cilat ju bëjnë mirë rruazave të kuqe. Përzieni 1/4 e shalqirit, 200gr manaferra, 4 gjethe mente, 1 lugë gjellë mjaltë dhe një gjysme limoni jeshil.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.