Supë e shpejtë me kërpudha

13115324 1034490409934221 304509775 n

Supe me fasule dhe kerpurdha eshte nje ushqim i shpejte dhe shume i shendetshem per trupin e njeriut.

Përbërësit:

- 20 - 25 gr kërpudha të thara

- 1 pako perime të ngrira për kaurdisje

- vaj ulliri

- 450 gr fasule bar loti të ngrira

- 1 kilogram mish

- Rozmarinë

- hudhër

- 100 gr kërpudha porcini të ngrira

- majdanoz

- djathë grana

- kripë e piper.

Përgatitja:

Vëmë në ujë të vakur kërpudhat e thara për t'izbutur.Në një tigan të thellë kaurdisim përzierjen e perimeve (karotë, qepë, selino) me pak vaj ulliri, pastaj presim kërpudhat e zbutura, pasi I kullojmë, në copa të vogla dhe i përziejmë me perimet e kaurdisura. Shtojmë fasulet ende të ngrira dhe një cope mishi, I lëmë të aromatizohen disa minuta.

I mbulojmë me pak ujë të nxehtë, sepse supa me fasule duhet të bëhet e trashë dhe e ngjeshur. I hedhim pak kripë, një degëz rozmarinë dhe I lëmë të ziejnë në tenxheren e mbuluar me kapak, sa fasulet të zbuten mirë e t'ju trashet lëngu. Në një tigan me vaj kaurdisim hudhrën, shtojmë kërpudhat porcini të ngrira, kripë e piper të zi, pak majdanoz të grirë dhe iziejmë ngadalë sa të zbuten.

Po të jetë nevoja , u shtojmë pak nga lëngu I supës. Para se ta servirim supën e shpejtë me fasule e kërpudha, në një pjesë të vogël të saj e fusim përzierësin elektrik, për ta bërë më të trashë e kremoze.Pastaj mbushim një supiere, hedhim kërpudhat dhe e pudrosim me pak djathë të grirë grana dhe piper të zi.

Ju bëftë mirë!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.