Ëmbëlsirë pranverore, strudël molle

strudel molle

Kjo është një recetë e thjeshtë për strudël molle, që përdor petë të blear dhe molla të freskëta. E përshtatshme për një gostitje pasditeje ose shoqëruese e kafesë ose çajit.  

Përbërësit: 500g peta të gatshme,5 molla me madhësi mesatare, lëngu i një gjysmë limoni, 140g sheqer, 1 lugë e mesme kanellë, 1 lugë gjelle miell, 1 luge gjelle ekstrak vanilje, 80g rrush i thatë, 1 vezë e rrahur me pak qumësht, sheqer pluhur për dekor  

Udhezimet: Ndizni furrën në 220C. Lyejeni një enë për pjekje me gjalpë.  Për fillin, qëroni mollët dhe pritini në copa shumë të holla. Në një enë të madhe, shtoni lëngun e limonit që të parandaloni çngjyrosjen.   Përzini sheqerin, kanellën dhe miellin në një enë të vogël. Shtoni masën e miellit me mollët dhe vaniljen. Përzini gjithçka mirë. Shtoni rrushin e thatë. Hapini petët. Vendosni fillin në qenër. Nëse ka shumë fill, mos e përdorni të gjithin. Paloseni pjesën e sipërme të petës mbi fillin dhe lyejeni me vezët dhe qumështin.   Kthejeni në anën tjetër kështu që ana e bukur të jetë lart. Futeni strudlën në enën e gjalposur dhe lyejeni me vezët e mbetura. Shpojeni disa herë që të dalë avulli.   Futeni në furrë për 20 minuta. Zvogëloni temperaturën në 190C dhe pjekeni edhe për 20 minuta tjera sa të marrë një ngjyrë të bukur kafe-ari. Lëreni të ftohet për të paktën 20 minuta para prerjes. Dekoroni me sheqer pluhur.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.