Kek çokollate vetëm me tre përbërës

kekcokollate6c41b982d4faa913e4 300x191

Më poshtë ju tregojmë se si të përgatisni një kek, vetëm me tre përbërës pa miell.

Çfarë do t’iu nevojitet:

8 vezë të mëdha të ftohta
450 gr çokollatë
16 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja:

Rrahini vezët për 5 minuta, në mënyrë që masa e tyre të dyfishohet.

Në vazhdim shkrini çokollatën dhe gjalpin dhe përziejini deri sat ë bëhen një masë.

Më pas bashkoni 1/3 e vezëve me çokollatën duke përzierë në mënyrë që mos ndahen vezët nga masa tjetër. Shtoni vezët në këtë mënyrë deri sa masa të bëhët homogjene.

Vendoseni masën në tepsi dhe piqeni në furrë të përgatitur në 160 gradë. Piqeni atë deri sa të fryhet pak, për rreth 22-25 minuta.

Në vazhdim nxirreni nga tepsia për t’u ftohur. Mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer. Rekomandohet të nxirret nga frigoriferi 30 minuta para se të serviret.

Mund ta shoqëroni me sheqer pluhur, akullore, si dhe me frutat e stinës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.