Si të pregatisësh akullore me mandarina

akullore me mandarina

Përbërësit për 6 persona:

200 gramë sheqer

6 mandarina

1 limon

1 portokall

1 lugë shurup portokalli

Gjysëm litër ujë.

Përgatitja:

Lani mandarinat, pritini përgjysëm dhe shtrydhini pa ua prishur lëkurën që do ti mbani mënjëanë, zijeni për çerek ore ujin me sheqerin, lëreni të ftohet, shtoni lëngun e mandarinave të filtruara në kullese si dhe atë të limonit, portokallit dhe shurupin e këtij të fundit. Përzjeni, hidheni në një enë të gjerë dhe të ulët. Pas tre çerek ore akullorja do të jetë gati. Servireni në lëkurat e mandarinave.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.