Qumështori

 

qumeshtoriQumështori është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për organizmin.

Për të realizuar një ëmbëlsirë të tillë mjafto që të keni këto përbërës kryesorë si:

1 kg qumësht,

10 vezë,

sheqer sipas dëshirës

1 pako sheqer vanilje.

Për të përgatitur recetën në fillim do të përziejmë vezët me sheqer derisa të bëhet një masë e shkrifët. Pasi e kemi zier qumështin dhe është në gjendje të vakët e përziejmë me vezët dhe sheqerin që kemi bërë gati në enën e mëparshme. I hedhim në tepsi dhe e vendosim në temperaturën 200 gr celcius. Në kohën që e vendosim në furrë duhet ta mbulojmë me letër alumini dhe ta kontrollojmë vazhdimisht derisa të krijojë një skuqje të lehtë në sipërfaqe të saj.

Qumështori shërbehet i ftohtë ku dhe ne mund ta presim sipas dëshirës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.