Supe me karrota dhe me molle
Kjo supe e shijshme qe te ndiheni te lehte dhe te ngopur
Përbërësit:
1 kg karota
1/2 kg molle te tharta
... 50 gr(3 1/2 luge supe) gjalpë
2 litra lëng zarzavate ose ujë me 2 kuba lëng zarzavatesh
lëngu i 1/2 limoni
1 spec i kuq i vogël djegës
kripe e piper
--Lani karotat e i prisni ne copa mjaft te mëdha. I hiqni farat dhe e grini holle specin e kuq.
Skuqni karotat ne gjalpë ne një tenxhere. Kur karotat marrin ngjyre hidhni dhe mollët e qëruara e te prera ne copa e specin e kuq dhe e lini ne zjarr akoma dhe 1'. Shtoni lëngun e zarzavateve te cilin mund ta keni përgatitur vete ,duke ziere zarzavate te ndryshme. Ose ujë me 2 kuba zarzavatesh brenda. E zieni supën përafërsisht 15' gjersa te zbuten karotat. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe bëjini pelte karotat e mollët. Shtoni dhe lëngun e limonit, kripe e piper. Servireni buke e prere ne kuba te vegjël,te pjekur ne furre,ose te skuqur ne pak gjalpë.
Ju befte mire!/art&fantazi ne kuzhine