Chayota te mbushura me perime dhe kerpudha

 

kkkokoka12380125 1732895676948001 958007986 n

Perbersit:

  • 2 Cajota mesatare
  • 1 filxhan kërpudha të freskëta te prera ne feta
  • 1/2 filxhan piper i kuq (jo djeges)
  • 1 qepë të mesme,
  • 1 hudhër
  • 1 lugë gjelle margarinë ose gjalpë
  • 1 1/2 gota bukë gruri te thekur (2 feta)
  • 1/2 filxhan djathë
  • 1 vezë e rrahur
  • 2 lugë majdanoz
  • kripë
  • piper
  • karafil
  • 1/4 filxhan caji ujë

Pergatitja:

Përgjysmojme Cajoten dhe e leme per 10 minuta ne uje te kripur, i heqim farat dhe tulin pra mbushjen qe ka cajota njesoj sic veprojme me patellxhanet ose kungulleshkat kur duam qe ti bejme te mbushura. Me pas i zjejme per 12 deri ne 15 minuta. Ndërkohë, për mbushje në një tigan të madh skuqim kërpudhat, qepët dhe hudhër në margarinë ose gjalpë të nxehtë, i shtojme dhe piperin, karafilin. Ne nje ene hedhim buken e thekur, djathin, vezen, majdanozin, kripë, dhe piper dhe i perzjejme te gjitha se bashku .

Se fundmi marrim cajotat te cilat duhet te jen te thata , nese jane pak te lagura i fshijme me nje leter guzhine dhe i shtojme mbushjen me kerpudhat, qepet ne fillim dhe ne fund fare shtojme mbushjen e dyte qe ishte me perbersit e tjere. Qe shija e perimeve te lidhet me njera tjetren i shtojme edhe ¼ filxhan caji uje, keshtu qe te gjitha perimet bashkohen dhe zihen plotesisht per 30 minuta ne tepmeraturen 350 grade. Ne fund per ti dhene me teper shije i shtojme edhe pak djathe dhe lereni te shkrije djathi për 3 deri 5 minuta. Tava me cajotat e mbushura eshte gati te serviret .

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.