Supë me mish të grirë dhe bizele
Përbërësit:
-250 gram bizele
-250 gram mish i grirë
-1 limon
-1 lugë gjalpë
-1 qepë
-2 supë të gatshme pule
-3 thelpinj hudhër
-1 lugë bollgur
-1/2 lugë këri
-1/2 lugë sheqer
-300 ml ujë
-kripë dhe piper
Gatimi:
Në 300 ml ujë të valuar i vëmë për zierje dy supë të gatshme. Në një tenxhere tjetër me vaj të nxehtë skuqim qepën e grirë dhe pas pak e shtojmë hudhrën e grirë. Përziejmë dhe shtojmë bizelet dhe një lugë bollgur. Gjatë përzierjes e shtojmë kërin, supën nga tenxherja e parë, dhe një 1/2 lugë sheqer.
Në këtë tenxhere shtojmë edhe lëngun e gjysmë limonit. Mishin e grirë e vëmë në një enë të thellë në të cilën hedhim një lugë miell, krip dhe piper të zi. Këtë masë e përziejmë mirë me dorë dhe nga kjo krijojmë qofte në formë toptha të vegjël. Këto qofte i skuqim në gjalpë dhe së bashku me yndyrën e tyre i kthejmë në tenxheren e supës.