Krepa me fruta deti

 

Krepamefruta albest

Përbërësit për 6 persona:

-3 vezë

-500 ml qumësht

-250 g miell

-kripë

-40 g gjalpë

Për kremin me karkaleca:

-200 ml panna

250 gr Mascarpone

-1 lugë salcë domatesh

-1 gotë Brandy

-2 thelpinjtë hudhër

-40 gr gjalp

-2 lugë vaj ulliri

-kripë

-piper

-2 lugë majdanoz të grirë hollë

-500 gr karkaleca të pastruar

Përgatitja:

Fillimisht merremi me përgatitjen e brumit për crepes. Në një enë rrahim vezët bashkë me qumështin dhe më pas shtojmë miellin. Masës i shtojmë pak gjalpë të shkrirë dhe më pas i përziejmë mirë e mirë të gjithë përbërësit Vendosim në zjarr një krepiere, ose një tigan të cekët kundër ngjitjes dhe nisim të pjekim me radhë crepes. Ndërkohë në një tigan hedhim vajin e ullirit , gjalpin dhe hudhrat. Shtojmë karkalecat dhe teksa i trazojmë hedhim edhe Bandyn. Pasi të ketë avulluar alkooli, shtojmë salcën, panën dhe kremin mascarpone. I lemë në zjarr derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme më pas i shtojmë pak kripë, piper si dhe majdanozin e grirë. Tek secila prej crepes, hedhim në mes 2-3 lugë (ose sipas dëshirës) kremin e përgatitur dhe i mbyllim duke krijuar formën e dëshiruar.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.