Sallatë me rukola dhe mjaltë
Përbërësit:
- -Gjysmë filxhani mjaltë
- -Lëng i freskët limoni
- -Vaj ulliri
- -Kripë dhe Piper
- -50 gr rukola
- -100 gr domate
- -1 kokërr avokado
- -Gjysmë filxhani me kikirikë
Përgatitja:
Pastrojeni rukolën dhe copëtojeni. Njësoj veproni edhe me avogadot, e domatet. Hidhini në një pjatë duke shtuar edhe kikirikët. Pasi të gjithë përbërësit janë në pjatë, është koha të merreni me mjaltin. Mjaltin do t’a vendosni në një tas dhe më pas në mikrovalë, vetëm për 10 sekonda. Më pas, shtojini mjaltit,vajin e ullirit, kripën, piperin, lëngun e limonit dhe trazojini me njëra-tjetrën. Salcën e përftuar nga përzierja e tyre, hidheni në tasin ku ndodhen domatet, rukola, avogado dhe kikirikët. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe djath. Sallata juaj është gati për 5 minuta.