"O shok a është e ligjshme", biseda mes mashtruesit e taksistit: Si iu morën 100 mijë eurot biznesmenit në emër të Ballës
Zbardhet biseda mes taksistit Kristjano Përndoj dhe mashtruesit, i cili i ka kërkuar që të shkojë nga Lezha në Tiranë për të marrë një porosi.
Taksisti është personi që ka marrë 100 mijë eurot nga biznesmeni Flamur Rrushi, i cili ka rënë pre e mashtrimit ku përdorej emri Taulant Balla. Pas kësaj skeme dyshohet se fshihet Florian Gjergji
Gjatë bisedës me personin i cili e kontaktoi për të marrë ‘porosinë’ në Tiranë, taksisti e pyet nëse është e ligjshme.
Ai i thotë që do t’i japë 100 mijë lekë për porosinë dhe e siguron që s’ka asgjë të paligjshme.
Biseda
Mashtruesi: Si je. Sa than rruga deri në Tiranë me marr një porosi.
Taksisti: Deri në Tiranë 50 është.
Mashtruesi: Për sa mundesh me ik. A shkon deri 9-pak te Hygea tiranë.
Taksisti: Besoj që po
Mashtruesi: Te spitali. 100 mijë po të jap
Taksisti: O shok a është e ligjshme
Mashtruesi: Po me vlla ca thu
Taksisti: te nisem. Pra mos te humb ma kohe
Mashtruesi: ok nisu
Taksisti: ok.
Ora 20.18 telefonate pa përgjigje. Ora 20.19 telefonate me kohëzgjatje 53 sek
Mashtruesi: sa minuta larg je
Taksisti: besoj 15 min këtu jam.
Taksisti: Shok kam mbërri.
Mashtruesi: okk,
Taksisti: Merr tel at porosinë thuj këtu jam
Kanë një telefonate zanore 38 sekonda, 23 sek, 14 sek
Në orën 22.14 dërgohet sms: flm shume shok./report tv
LEXO TE NGJASHME