Mark Zuckerberg paralajmëron kundër fotove ‘screenshot’ të bisedave në ‘Messenger’

Mark Zuckerberg ka lëshuar

Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg ka lëshuar një paralajmërim ndaj përdoruesve që bëjnë foto ‘screenshot’ të bisedave të tyre në Messenger.

Kreu i Facebook edhe kompanisë simotër Meta tha në një postim se së shpejti një update në rrjetin Messenger do të njoftojë përdoruesit se një imazh i bisedave të tyre është marrë nga një tjeter përdorues.

“Një përditësim i rrjetit Messenger do të dërgojë njoftimin nëse dikush ka marrë foto të një mesazhi që zhduket,” shkruante Zuckerberg të shoqëruar me një ‘screenshot’ të një bisede me gruan e tij.

Njoftimi vjen  pasi platforma Messenger ka shtuar opsionin që bën të zhduken mesazhet e tyre pas njëfarë kohe.

Opsioni është nisur në SHBA dhe do të vijë për përdoruesit e Facebook në Evropë së shpejti, shkruan rrjeti USA Today.

Disa platforma të tjera mesazhesh kanë sjellë opsionin e zhdukjes së mesazheve dhe të njoftimit kur një bisedë është fotografuar me ‘screen-shot’.

Raportimet thonë se lëvizja e Facebook vjen në reagim të shqetesimeve te sigurise dhe të drejtave të privatësisë në rrjet .

Por të tjerë përdorues kishin rekomandimet e tyre: “Kur do të shtohet butoni ‘nuk e pëlqej?’”, shkruante dikush në postimin e Zuckerberg.

Dikush tjetër i pakënaqur shtonte: “Ndoshta mund të mësoni gjithashtu si të ushqeni të uriturit, të strehoni të pastrehët apo diçka tjetër”.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.