Ja kur do të dalë në treg iPhone i palosshëm
Sipas analistit të ekranit, Ross Young, i cili shpesh jep njohuri të sakta mbi planet e Apple, kompania mund të prezantojë iPhone-in e saj të palosshëm në vitin 2023, por paralajmëroi se viti 2024 është një afat kohor më i mundshëm për lansimin e pajisjes së re.
Sipas medieve të huaja, ndonëse thashethemet për një iPhone të palosshëm kanë rënë muajt e fundit, por vazhdojnë të ekzistojnë prova që Apple po punon në prototipe të pajisjeve të palosshme.
Në muajin shtator të vitit 2020, u sugjerua që Samsung t’i kishte ofruar Apple mostra të ekranit të palosshëm për qëllime testimi dhe gjithashtu ka pasur raporte që Apple po punon me LG Display.
Bloomberg në janar të vitit 2021 tha se Apple kishte filluar “punën e hershme” në një iPhone të palosshëm, por zhvillimi në atë kohë nuk ishte zgjeruar përtej një ekrani.
LEXO TE NGJASHME