Nuk është aq i fshehtë! Kompjuteri mund ta zbulojë fjalëkalimin. Ja se sa kohë i duhet

pass.teknologji

Pёr një fjalëkalim me 12 karaktere që përmban të paktën një shkronjë të madhe, një simbol dhe një numër, do të duheshin 34,000 vjet që një kompjuter ta gjente atё.

Fjalëkalimet si “123456” apo “qwerty” që shfaqen në listat e fjalëkalimeve më të përdorura duhet të hiqen nga përdorimi me patjetër, por edhe fjalëkalimet paksa më unike mund të jenë të lehta për t’u zbuluar nëse përdoren programe kompjuterike për t’i gjetur ato nëpërmjet provave sistematike.

Siç shihet në të dhënat e faqes Security.org, shtimi i vetëm një shkronje kapitale në një fjalëkalim mund të ndryshojë në mënyrë të ndjeshme sigurinë e tij. Në rastin e një fjalëkalimi me tetë karaktere, ai mund të gjendet në 22 minuta, krahasuar me vetëm një sekondë kohë që duhet për të gjetur fjalëkalimin pa asnjë shkronjë kapitale – një rritje kjo prej më shumë se 1,000%.

Megjithëse koha e shtuar në këtë rast nuk është absolutisht e mjaftueshme për të pasur një fjalëkalim të sigurt, përfitimet e larta të sigurisë që vijnë nga përdorimi i karaktereve të tjera përveç shkronjave të vogla mund të shumëfishohen. Kur përdorni të paktën një shkronjë të madhe dhe një numër, kompjuterit do t’i duhej një orë për të gjetur një fjalëkalim me tetë karaktere.

Shtoni edhe një simbol tjetër dhe duhen tetë orë. Për ta bërë një fjalëkalim vërtet të sigurt, mund të shtohen edhe më shumë karaktere apo më shumë se një shkronjë kapitale, numër ose simbol. Një fjalëkalim me dymbëdhjetë karaktere, me një shkronjë të madhe, një numër dhe një simbol është pothuajse i pamundur për t’u gjetur, pasi një kompjuteri i duhen 34,000 vjet për ta zbuluar atë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.