Alarm për Google, përse duhet ta fshini nga celulari dhe të mos e përdorni më
Sipas Forbes kompanitë Big tech në të cilat bëjnë pjesë dhe facebook dhe google chrome, po i japin përdoruesve shumë arsye për të mos përdorur këto apikacione.
Kjo që vjen pas skandalit se facebook po vjedh informacionet personale të njerëzve dhe mund t’I shpërndajë ato dhe pa djeninë e personave. Tani e njëjta gjë po thuhet dhe për google chrome.
Përdoruesit e Google Chrome po paralajmërohen të fshijnë programin sa më shpejt të jetë e mundur mes frikës se po mblidhen të dhëna shumë të ndjeshme. Të dhënat e telefonit thuhet se rrezikojnë të transmetohen pa e kuptuar as përdoruesit.
Gazetari i Forbes paralajmëron:
“Ndërsa Facebook po mblidhte këtë informacion për veten e tij, Chrome është i lumtur ta mbledhë atë për të tjerët – duke mundësuar në thelb një informacion falas për të gjithë kur bëhet fjalë për informacione jashtëzakonisht të ndjeshme për çdo aktivitet, çdo sjellje”, tha Doffman.
Studimi tha ai, kishte ekspozuar se si program lejon faqet e internetit të celularëve të prekin sensorët e pajisjes. Apple çaktivizon aksesin e sensorit të lëvizjes si parazgjedhje.
Por Google jo vetëm që lejon aksesin, por gjithashtu u thotë përdoruesve se ky është një cilësim “i rekomanduar” për ta mbajtur të aktivizuar, tha Doffman.
LEXO TE NGJASHME